Skip to main content

Fondacioni Utalaya, gjatë njërës nga fundjavat e mars 2023,  organizoi trajnimin mbi teknikat më të fundit të Marketingut Dixhital, nën udhëheqjen e ligjëruesve profesionistë, ku akterët e turizmit nga zonat e Deqanit dhe Junikut ishin përfituesit e këtij trajnimi.

Trajnimi i gjerë u zhvillua me përpikmëri në gjashtë module gjithëpërfshirëse dhe zgjati dy ditë, duke u mundësuar pjesëmarrësve të fitojnë njohuri rreth trendeve më të fundit të marketingut dhe strategjive inovative për të arritur një audiencë më të gjerë me lehtësi dhe shpejtësi maksimale.

Kjo ishte një mundësi e mire dhe e shumë mirëpritur për përfituesit që të zgjerojnë horizontet e tyre të marketingut dhe të thellojnë kuptimin e tyre për trendet dinamike dixhital.

Kosova ka potencial të madh të turizmit, dhe ne bashk me të gjtihë akterët e turzmit kemi shumë besim që Kosova do të jetë edhe më shumë prezente në hartat turistike.

Për një vend si Kosova, me potencial të lartë turistik, njohuritë e fituara në këtë trajnim paraqesin një avantazh konkurrues. Duke përdorur strategji dhe njohuri të Marketingut Dixhital, bizneset në fushën e turizmit mund të thellojnë lidhjet me audiencën e tyre, të rrisin ndërgjegjësimin dhe të bëhen një prezencë më e dukshme në skenën ndërkombëtare të turizmit.

Ky trajnim paraqet një hap konkret drejt përdorimit të potencialit të plote turistik të Kosovës dhe ndihmon në ndërtimin e një imazhi të fuqishëm dhe tërheqës për vizitorët potencialë. Kjo ngjarje ka treguar se bashkëpunimi i ndërmarrë midis organizatave lokale dhe ndërkombëtare në fushën e marketingut dixhital ka një impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe në përmirësimin e perceptimit të destinacionit nga publiku ndërkombëtar.

Projekti “NaturKosovo – kryeqyteti natyror dhe kulturor i Kosoves dhe zhvillimi i qendrueshem turistik i Via Dinarica” financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë. Ai zbatohet nga një konsorcium organizatash italiane dhe kosovare që përbëhen nga OJQ-të Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano, me mbështetjen teknike të Fondacionit UTALAYA, Klubit Italian Alpin, Trupave Kombëtare Italiane të Shpëtimit dhe Speleologjisë Alpine dhe Shoqatës Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm.