“NaturKosovo” është një iniciativë e përkushtuar që synon të shpërfaqë një strategji të pjesshme dhe të përgjegjshme për zhvillimin e segmentit të ViaDinarica në Kosovë.
Ky projekt shtron theksin e tij mbi sfidat e ndryshme duke filluar nga optimizimi territorial, fuqizimi institucional dhe implementimi i sistemeve të nevojshme për të bërë funksionale të gjitha aspektet e këtij destinacioni turistik. Përmes trajnimeve të zgjeruara dhe bashkëpunimeve locale e ndërkombëtare, projektet e implementuara për promovimin e turizmit malor formojnë një strukturë të qëndrueshme dhe efikase.
Kjo nismë ka për qëllim të ndërtojë një qark turistik të përbashkët, duke ndarë pervojat dhe duke krijuar një model funksional që do të shërbejë si shembull i zhvillimit ekonomik dhe ndergjegjesimit ambiental në nivel rajonal dhe evropian. “NaturKosovo” e trajton Via Dinarica si një thesar të pasur natyror dhe kulturo-mjedisor, duke sjellë vlera të shumta për vendin dhe duke thelluar ndërgjegjen për potencialin e pamposhtur të këtij destinacioni unik në skenën turistike globale.
Ky projekt është një nismë me vlerë 1.8 milionë euro, e financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim, me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë. Ajo po implementohet nga OJQ-të italiane RTM dhe CELIM, në partneritet me Fondacionin Utalaya I cili eshte I vetmi partner lokal, CAI – Klubi Alpin Italian, CNSAS – Korpusi Kombëtar i Shpëtimit Alpin dhe nga Shpellesha, AITR (Shoqata Italiane për Turizëm të Përgjegjshëm) dhe në bashkëpunim me Federaten e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.
Natur Kosovo pervec qellimit te tij ne zgjerimin e rrugëve natyrore-kulturore paraqet një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të turizmit malor në segmentin e Via Dinarica ne Kosovë. Nëpërmjet analizës së relievit dhe hartëzimit të shtigjeve, ky projekt kthehet në një udhërrëfyes vital për turistet dhe te apasinuarit e sporteve ne natyre, që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.
Projekti “NaturKosovo” ka një përmbajtje të thellë strukturore, duke adresuar sfidat kyçe në zhvillimin e turizmit malor nëpërmjet krijimit të një sistemi të informacionit territorial dhe trajnimeve intensive në terren. Këto masa janë pjesë e një strategjie afatgjatë që synon përmirësimin e infrastrukturës së shtigjeve dhe promovimin e destinacionit në mënyrë tërheqëse për turistët.
Kontraktimi i subjekteve lokale për krijimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve jo vetëm që ka potencialin për të sjellë zhvillim ekonomik në këto zona, por gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit të pasur të Kosovës. Investimi në këto aktivitete jo vetëm stimulon rritjen e turizmit malor, por gjithashtu thellohet në ndërgjegjësimin ambiental dhe promovimin e atraksioneve të veçanta të vendit.
Projektet përfshijnë analizën e relievit dhe hartëzimin e shtigjeve, krijimin e sistemit të informacionit territorial, trajnime specifike në terren dhe kurse e-learning, duke siguruar një përpjekje të koordinuar dhe të qëlluar për të përmirësuar infrastrukturën dhe eksperiencën turistike.
Kjo nismë synon të shtojë jo vetëm gjatësinë e shtigjeve ekzistuese të Via Dinarica në Kosovë, por edhe të krijojë rreth 36 km shtigje të reja dhe të përmirësojë 20 km të tjerë. Përmes këtyre veprimeve, projekti synon të shpërfaqë dhe forcojë potencialin e shumëllojshëm të këtij destinacioni të pasur natyror dhe kulturo-mjedisor. Përveç kësaj, për fuqizimin institucional, aktivitetet janë të strukturuara në mënyrë që të shtojnë kapacitetet e trupave të ndihmës së parë malore të Kosovës dhe të ofrojnë asistencë teknike për komunat lokale në planifikimin territorial dhe promovimin turistik-mjedisor.
Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe trajnimeve specifike, ky projekt synon të përmirësojë përgjigjen ndaj emergjencave dhe të forcojë strukturat lokale në komunitet. Përfshirja e markës “Via Dinarica – Kosovë” në qarqet turistike ekzistuese dhe organizimi i fushatave promovuese kontribuojnë në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin për potencialin e këtij destinacioni në nivel rajonal dhe evropian.
Të gjitha aktivitetet e realizuara deri më tani nga ky projekt ju mund ti gjeni tek rubrika “Të fundit” apo “Latest” ne webfaqen e Fondacionit Utalaya.