Skip to main content

High Scardus Ultra (https://highscardusultra.com/) është një ngjarje e jashtëzakonshme vrapimi nëpër shtigje që për kohë shumë të shkurtër ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare si dhe zhvillon aktivitetet e saj me përgjegjësi ndaj mjedisit. Ajo ndjek shtegun deri në majën e Titos, pika më e lartë në malet e Sharrit, dhe me krenari mban titullin e të qenit gara e parë në Ballkan që përshkon dy shtete – Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Fondacioni Utalaya dhe Trex organizojnë këtë garë.

High Scardus Trail është vlerësuar si “Projekti më i mirë i turizmit në Evropë” për shkak të përzgjedhjes së shtegut për vrap, nga Guild of British Travel Writers. Shtegu High Scardus është një shteg për ecje në distanca të gjata dhe biçikleta malore që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

 

Veprimtaria mbledh vrapues dhe alpinistë nga rajoni dhe vendet e BE-së për të promovuar një jetë të shëndetshme, të qëndrueshme dhe mbrojtjen e mjedisit por edhe për të shfaqur rajonin si një destinacion tërheqës turistik. Edicioni i parë u mbajt në 2-4 shtator 2022 dhe priti 150 pjesëmarrës nga 13 vende. Edicioni i dytë u mbajt në 2-4 shtator 2023 duke numëruar  140 garues nga 12 shtete

Organizuar konform rregullave të Shoqatës Ndërkombëtare të Vrapimit në Shtigje(ITRA), ngjarja siguron një përvojë të sigurt dhe të mirë-menaxhuar për të gjithë pjesëmarrësit.

Ajo që me të vërtetë e bën High Scardus shumë të suksesshëm është mbështetja e sponsorëve tanë besnikë: PPSE Swiss Contact, Red bull, Black Yack, Rugove, 2u healthy snack, Dolofix, Vipa, Vm3, Bettertravelco, Jonamed dhe partnerët tanë: Sharr Outdoors, SHB Sharri, Mbrotja e Natyrës së Kosovës, Parku Kombëtar Mali Sharr,Shërbimi i Kerkim Shpëtimit Malor i Kosovës, Lumbardhi.

Me tërheqjen ndërkombëtare në rritje, High Scardus Ultra ka nënshkruar marrëveshje me hotele dhe bujtina për të ofruar akomodimet më të lira dhe komode për pjesëmarrësit. Mos e humbisni rastin të jeni pjesë e kësaj gare të jashtëzakonshme dhe të zhyteni në bukurinë natyrore dhe pasurinë kulturore të maleve të Sharrit si dhe të gjitha qytetet që përshkon kjo garë.

Kjo ngjarje përfshin 3 gara:

SHTEGU I ARIUT / 22KM

Shtegu i Ariut është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një aktivitet argëtues dhe sfidues në natyrë që mund të shijohet nga njerëz të të gjitha niveleve të aftësive atletike.

Shqiponja Ultra / 52KM

Një garë Ultra-Trail e nivelit të mesëm për vrapues të aftë dhe të fortë mendërisht të rinj në skenë.

HIGH SCARDUS ULTRA / 70 km

Vrapuesit me eksperiencë ultra-trail me kondicionim të jashtëzakonshëm fizik dhe mendor janë më të përshtatshmet për këtë garë.

Bëhu gati për High Scardus 2024! Kur nisni trajnimin, imagjinoni momentin triumfues të marrjes së shpërblimeve tuaja të fituara me shumë meritë, ndërsa zhyteni në peizazhin befasues dhe ngrohtësinë e pakufishme të mikpritjes ballkanike. Bëhuni gati për sfidën dhe sharmin!