14 Majat e Himalajeve është një projekt premtues i cili konsiston në ngjitjen e 14 majave 8000 metërshe të vargmalit të Himalajeve deri në vitin 2024. Uta synon të bëhet gruaja e pare në Ballkan që ngjet të gjitha majat më të larta të e botës. Deri tashmë Uta ka ngjitur 11 maja, madje në tetor-nëntor 2023 ajo u ngjit në Shisha Pangma deri në lartësi 7600 metra, mirëpo pas shumë orteqeve dhe fatëkeqësive natyrore si dhe vdekjes së 4 personave në këtë ekspeditë, u bë e pamundur që Uta të vazhdonte ngjitjen e majës së 12-të. Tashmë Utës i mbeten vetëm tre ekspedita të tjera për realizuar misionin.
Arsyet për të mbështetur këtë projekt :
- Njohja e vendit
Ka shumë arsye për të provuar të gjitha 14 majat dhe secila është e rëndësishme më vete. Së pari, Uta vetëdijësonte turistët nga e gjithë bota për malësitë, malet dhe natyrën e Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo don që të gjithë të shijojnë malet tona të bukura dhe majat unike.
- Aktivizëm për Barazinë Gjinore
Si një alpiniste, gjithashtu veprimtaria e Utës lobon për çështjet e barazisë gjinore në shoqërinë tonë – Po, është e mundur që një femër nga Kosova të mund të ngjitet në majat më të larta të botës. Urojmë që kjo të inkurajojë më shumë vajza të ëndërrojnë shumë dhe të ngjiten në majat e jetës së tyre.
- Fuqizimi i Rinisë
Uta sjell shpresë, frymëzon njerëzit që të gjejnë mënyra për të mposhtur majat e tyre – pavarësisht se cilat mund të jenë sfidat e tyre personale. “Unë dua të ndaj historinë time, sfidat dhe ambiciet e mia me të rinjtë dhe madje edhe fëmijët, dhe dua t’i motivoj të gjithë që të ëndërrojnë shumë dhe të punojnë për të jetuar ëndrrën” – thotë Uta.
- Ndihma jote
Kontributi dhe mbështetja juaj do të thotë shumë përne dhe valën ku Uta dhe Fondacioni kanë ndikim. Ajo gjithashtu shfaq mundësi të mëdha partneriteti për markën ose organizatën tuaj nëse e mbështetni këtë veprimtari financiarisht.
Kontaktoni në [email protected] për mundësi bashkëpunimi dhe një prezantim më të detajuar se si mund të përfitoni nga mbështetja.