Skip to main content

Qëllimi jonë është të inicojmë dhe zbatojmë projekte përmes të cilave edukojmë dhe vetëdijesojmë gjeneratat e reja për të zbuluar potencialin e tyre maksimal duke ushtruar shprehi të shëndetshme për veten, ambientin dhe rrethin.

Këtu mund të gjeni të gjitha projektet e implementuar nga Fondacioni Utalaya deri tani.

SPORT NË NATYRË

Promovimi i sportit malor në Kosove është tej mase i rëndësishëm duke u nisur nga dy resurset kryesore që kemi si vend : malet dhe përqindjen më të lartë të popullsisë përbërë nga rinia. Fokusi jonë qëndron në atë se të gjithë individëve dhe sidomos grupeve të margjinalizuara tu jepet një shans në ushtrimin e aktiviteteve në natyrë si hiking, vrapim, kamping, eksplorim i biodiversitetit dhe parqeve nacionale.

EDUKIM JOFORMAL

Në Utalaya klasën e keni në male ndërsa librat janë vet natyra me shtigjet e saja pafund. E për mësues dhe ligjërues përzgjedhim guida malor, alpinist, instruktorë dhe ekologë  të suksesshem dhe me përvojë.

QËNDRUESHMËRI

Të gjitha aktivitetet që realizon organizata jonë realizohen duke respektuar natyrën dhe duke përdorur burimet e saj me përgjegjësi. Shumica e projekteve tona i kontribuojnë natyrës në ndonjë formë apo tjetër,  p.sh duke pastruar malet, duke mbjellur pemë e fidane, duke instaluar kosha të plehërave apo shtëpiza të vogla për të ushqyer kafshët, etj.

FUQIZIM

Një ndër misionet tona është që të unifikojmë grupet e individëve nga të gjitha komunitetet në Kosovë për të avancuar dialogun inter-etnik si dhe avokuar për të drejtat e barabarta e fuqizimin e gruas.

BARAZI

Projektet tona target kanë individët nga komunitetet e ndryshme, grupet e margjinalizuara, zonat rurale, dhe te rinjët nga te gjitha etnitë, fetë, apo orientimet.

Ne jemi mirënjohës që kemi një organizatë si UTALAYA FOUNDATION që promovon gjithmonë mirëqenien e fëmijëve duke ngritur besimin e tyre dhe duke i angazhuar ata në veprime që kontribuojnë për një të ardhme më të mirë.

Leonora ShoshiDrejtoreshë në SHFMU Tetë Marsi, Pejë

Fjalët i merr era, ajo që mbet në kujtime gjatë fëmijërisë është mënyra se si i bëjmë të ndjehen ata. Projekti " Urra " ka qenë shpresë dhe frymëzim për fëmijët në periudhën e pandemisë. Në i vogël i vlerësuar sot është një i rritur me vetëvleresim, nesër.

Yllka Komoni NuqiPsikologe dhe prind përfitues në projektin URRA

Bashkëpunimi ynë me Fondacionin u dha mundësinë nxënësve tanë të jenë pjesë e një trajnimi, të mësojnë se si organizohet një garë vrapi, të marrin pjesë në disa gara dhe mbi të gjitha të vizitojnë shumë vende në Kosovë, të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre nga disa qendra në Kosovë dhe të afrohen më shumë me Utën, frymëzimi i të gjithë brezave. Tani nxënësit janë gati dhe kanë njohuri të mjaftueshme për të organizuar një garë vrapimi.

Arbënor PozheguDrejtoR në SHFMU Mazllum Këpuska, Gjakovë