Skip to main content

Dashuria, kurioziteti dhe admirimi që Uta mori nga fëmijët që dëgjuan për ekspeditat e saj dhe pyetjet e tyre shumë të thella për aktivitetet e saj e bënë atë të rikujtonte gjithçka që bëri dhe të zhytej në retrospektiva për të gjetur burimin e frymëzimit të saj që në fëmijëri. Pasi diskutoi me shokun e saj Vigan Hoxha, se sa shumë kishte reflektuar dhe kishte arritur në realizime të reja përmes ndërveprimeve me fëmijët, të dy erdhën me idenë e krijimit të një libri për përvojën e saj të ngjitjes në majën më të lartë të botës, në malin Everest.

Fëmijët e ndihmuan Utën të plotësonte historinë e saj dhe rezultati ishte aq përmbushës sa ajo vendosi ta ndajë atë me të gjithë fëmijët.

Kështu Fondacioni Utalaya filloi vitin 2020 me projekte që targetonin fëmijët. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit ajo botoi “Uta e maleve” një libër për fëmijë me ilustrime fantastike dhe reagimet ishin të mahnitshme.

Uta mori shumë mesazhe të përzemërta dhe vizatime të fëmijëve që u frymëzuan nga historia e saj dhe tashmë ishin motivuar të ndiqnin hapat e saj.

Libri është shkruar nga Tefta Kelmendi dhe ilustrimet e bukura janë vepër e ilustrueses maqedonase Katerina Nikolovska. Realizimi i këtij projekti është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Fondacionit Utalaya me agjencitë e OKB-së në Kosovë (UNËOMEN, UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe subjekte të tjera të Ekipit të OKB-së për Kosovën (UNKT), Komuna e Prishtinës, Ministrina e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Studio Permanent dhe Vi-Print.

Libri gjendet në anglisht dhe shqip në Librari Dukagjini ose Online në Gjirafa Mall (https://gjirafamall.com/search?q=uta+e+maleve).