Fondacioni Utalaya nw bashkëpunim me UNICEF-in dhe Programin e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme (ECD) krijuan projektin URRA, ashtu qw tw gjithë fëmijëve, pavarësisht nga gjinia, etnia, statusi social dhe aftësitë e tyre t’u ofrohet një mundësi për të shprehur dëshirat e tyre dhe për t’u inkurajuar të zhvillojnë aftësitë e tyre njohëse, aftësitë fizike dhe krijimet artistike.
URRA dhuroi 5000 pako me material deductive, lodra dhe librat “Uta e Maleve” në tre gjuhë (gj.shqipe, gj. Rome dhe gj.serbe) si dhe një libër shtesë ngjyrosjeje ose pune përmes të cilit fëmijët angazhohen në ngjyrosjen, shkrimin, vizatimin dhe planifikimin e orarit të tyre të ushtrimeve së bashku me mentorët.
Një sasi prej 10,000 librave iu shpërndanw audiencës së synuar përmes punëtorive të organizuara ku prindërve dhe fëmijëve u ofruan kwshilla të vlefshme dhe praktike mbi rëndësinë e shëndetit fizik dhe mendor, kreativitetit, besimit, barazisë gjinore dhe etnike, tolerancës dhe përfshirjes.
Misioni i URRA është të arrijë fëmijët e të gjitha nacionaliteteve në Kosovë dhe t’i angazhojë ata drejtpërdrejt në aktivitete që ndihmojnë mirëqenien e tyre të përgjithshme të lulëzojë.