Për herë të parë në Kosovë, 13 alpinistë morën pjesë në një program trajnimi të zhvilluar enkas per ta, të mundësuar nga Fondacioni UTALAYA, si pjesë e projektit “NaturKosovo – kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica”. Ky trajnim për Guidë Malore, me aktivitete, sesione, praktika, dhe leksione nga profesionistë të fushës, është pjesë e programit të certifikimit për shtigje të lehta në kushtet e verës, Kategoria A1 sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Alpinizmit (UIAA) .
Trajnimi u nda në dy faza: Në fazën e parë të programit të trajnimit, kandidatët ndoqën leksione nga ekspertë të fushave përkatëse me temat: Pajisjet personale dhe teknike, psikologjia e guidës malore, mbrojtja e mjedisit, biodiversiteti, përgjegjësia morale dhe ligjore, orientimi me busull dhe harta – në teori dhe praktikë, orientimi me pajisje GPS dhe aplikacione celulare në teori dhe praktikë dhe praktka e nyjeve. Në kuadër të fazës së dytë, e cila është edhe pjesa kryesore e programit të trajnimit, kandidatët kanë ndjekur ligjëratat dhe pjesën praktike në Rekë të Allagës në Rugovë, në pjesën kosovare të Via Dinarica. Programi intensiv u zhvillua për gjashtë ditë rresht dhe çdo ditë fillonte me ushtrime në mëngjes në natyrën e bukur të bjeshkëve të Rugovës. Më tej, kandidatët në grup punuan në orientimin me busull dhe hartë, orientim me GPS dhe aplikacione celulare, pajisje personale dhe teknike, nyje dhe radio komunikim. Për orientim gjatë natës, kandidatët u ndanë në grupe, dhe sfiduan njëri-tjetrin në garë për të gjetur pikë dhe për të arritur në vijën e finishit sa më shpejt të jetë e mundur.
Trembëdhjetë pjesëmarrës morën pjesë në ligjëratën për rreziqet malore dhe shpëtimin si dhe ndihmën e parë të udhëhequr nga Besart Ejupi nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Për psikologjinë e ngjitjes malore ata u informuan edhe nga Ilinka Ristevska. Pjesë e programit të trajnimit ishte edhe z. Skënder Sina, i cili ndau me kandidatët përvojën e tij në alpinizëm, rreth historisë së alpinizmit në Kosovë dhe shënimit të shtigjeve. Gjatë gjithë ditëve të trajnimit, programi vazhdoi me teknikat e lëvizjes dhe orientimit – linja sigurie, zbritje me litar dhe bivuac me instruktorët Nikola Petrov, Ilinka Risteska, Kadir Bajrami, Vlatko Grozdanovski, Ivan Kiseloski, Metodi Çilimanov dhe Aleksandar Stojanovski.
Uta Ibrahimi tregoi përvojën e saj në ngjitjen në lartësi të mëdha: Për përgatitjet, sfidat dhe përvojat në ekspedita. Gjithashtu, ata ndoqën prezantimin për meteorologjinë nga Mendim Rugova dhe mësuan për shënimin e shtigjeve dhe punuan në grupe për të planifikuar një rrugë duke përdorur një hartë dhe busull.
Trajnimi u mbajt nga Federata e Alpinizmit të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me ligjërues nga Kosova. Kandidatët i janë nënshtruar provimit me shkrim dhe janë pergezuar për kryerjen e 88 orëve teori dhe praktikë në programin për shtigje të lehta në kushtet e verës, Kategoria A1 sipas standardeve të UIAA.
Deri tani janë certifikuar 6 individë si guida malor, ndërsa të tjerët janë në proces të avancimit dhe po punojnë shumë drejt arritjes së cakut.
Projekti “NaturKosovo – kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica” financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë. Projekti zbatohet nga një grup organizatash italiane dhe kosovare të përbëra nga OJQ-të “Volontari nel Mondo RTM” dhe “CELIM”, me mbështetjen teknike të Fondacionit UTALAYA, Klubit Alpin Italian, Korpusit Kombëtar të Shpëtimit dhe Speleologjisë Alpine Italiane dhe Shoqatës Italiane për Turizmin te Përgjegjshëm.