Projekti “NaturKosovo” promovon turizmin e qëndrueshëm duke vënë në pah trashëgiminë e pasur dhe bukurinë natyrore të Kosovës, duke krijuar mundësi punësimi dhe duke forcuar qeverisjen në fushën e turizmit.
Tani është momenti për të prezantuar dhe promovuar shtigjet e Via Dinarica në Kosovë, duke mbledhur së bashku blogerë, influencues, fotografë dhe gazetarë, të cilët përmes udhëtimeve të tyre do të krijojnë histori autentike, imazhe mahnitëse dhe përmbajtje tërheqëse.
📌 Po kërkojmë individë kreativ dhe entuziastë nga Kosova për të qenë pjesë e Via Dinarica Blog Trip dhe për të eksploruar një nga shtigjet më të bukura të ecjes në Ballkan!
Kë po kërkojmë?
🔹 Blogerë: Të aftë për të shkruar artikuj tërheqës dhe për të ndarë reflektime personale mbi përvojën në Via Dinarica Kosovë, duke frymëzuar lexuesit të eksplorojnë këtë shteg.
🔹 Gazetarë: Profesionistë që mund të dokumentojnë dhe raportojnë mbi aspektet kulturore, natyrore dhe aventuriere të shtigjeve përmes tregimeve me ndikim.
🔹 Influencues/Krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale: Aktiv në Instagram, Facebook, TikTok apo YouTube, me audiencë të angazhuar, të gatshëm për të ndarë përvojën në kohë reale dhe për të rritur dukshmërinë e shtegut.
🔹 Fotograf: Të aftë për të kapur imazhe me cilësi të lartë që pasqyrojnë peizazhet mahnitëse dhe momentet unike të Via Dinarica Kosovë.
🔹 Prodhues të përmbajtjes: Krijues vizionarë që kombinojnë tregimin e historive, fotografinë dhe prodhimin e videove për ta sjellë Via Dinarica më pranë publikut nëpërmjet platformave të ndryshme.
Detajet e Udhëtimit:
📅 Kohëzgjatja: 3-4 ditë (E enjte – E diel)
📆 Datat: 19-22 qershor 2025
📍 Vendndodhja: Via Dinarica Kosovë (Pejë, Deçan, Junik)
✅ Çfarë ofrojmë: Akomodim, ushqim dhe pije, eksperienca lokale, transport, guida të certifikuara dhe mundësinë për të eksploruar Via Dinarica Kosovë me mikpritjen e mrekullueshme të Pejës, Deçanit dhe Junikut.
📸 Çfarë presim nga ju: Fotografi dhe video me cilësi të lartë, përmbajtje të shkruar, si dhe mbulim në rrjetet sociale (me etiketime dhe hashtagë të përshtatshëm).
Kriteret e Aplikimit:
✔ Blogerë: Duhet të kenë një blog aktiv ose prani të fuqishme në rrjetet sociale (Instagram, YouTube, TikTok, etj.).
✔ Gazetarë: Me përvojë në PR dhe të aftë për të krijuar përmbajtje mbi udhëtimet (foto, video, artikuj).
✔ Fotografë: Duhet të kenë një audiencë prej të paktën 1,000 ndjekësish në rrjetet sociale.
✔ Pasioni për aventurën në natyrë dhe eksplorimin kulturor.
✔ Gatishmëri për të angazhuar audiencën dhe për ta bërë përmbajtjen virale.
✔ Aftësi për të krijuar përmbajtje cilësore dhe për të respektuar afatet për postime në blog dhe përditësime në rrjetet sociale.
Si të aplikoni?
📩 Dërgoni aplikimin tuaj në: [email protected]
📝 Çfarë duhet të përfshini:
✅ CV + Letër motivimi me një prezantim të shkurtër mbi veten.
✅ Lidhjet e rrjeteve tuaja sociale dhe shembuj të përmbajtjeve tuaja të mëparshme mbi udhëtimet (foto, video, artikuj blogu, etj.).
✅ Një përshkrim të shkurtër mbi arsyen pse jeni të entuziazmuar për Via Dinarica Kosovë dhe çfarë mund të kontribuoni në këtë udhëtim.
🛑 Afati i fundit për aplikim: 5 qershor 2025!
Jemi të emocionuar për të ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme me ju! Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm nëpër shtigjet e mrekullueshme të Via Dinarica në Kosovë!
“NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasciatës së Italisë në Prishtinë, e implementuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI – Club Alpino Italiano, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico (CNSAS), dhe AITR – Associazione Italiana Turismo Responsabile.”