Skip to main content
THIRRJE PËR APLIKIM
Nëse të pëlqen natyra dhe ka një shpirt avokues për mbrojtjen e ambientit kjo thirrje është për ty!
Projekti “Threads of Change: United by nature-bonded by goodwill” po bashkon të rinjët nga Kosova dhe Serbia për të bashkëvepruar përmes shëtitjeve malore me guidë të Uta Ibrahimi, si dhe punëtorisë për riëpërdorimin e materialeve, ku ju mund të mësoni të qepni qese të ripërdorshme dhe ti përdorni ato duke i thënë tung plastikës.
Kriteret:
● Vajza dhe djem të moshës 18-25
● Të jesh me vendbanim në Kosovë(preferohet Prizreni) ose Serbi (preferohet Novisad)
● Të kesh pasion për natyrë dhe mbrojtjen e saj
● Të jesh komunikativ, i shoqërueshëm dhe jo paragjykues
● Të jesh i hapur për dialog
● Të kesh një pëlqim për kreativitet, debate dhe punëtori
● I/e disciplinuar dhe me konsideratë (respekton orarin dhe programin)
Data e punëtorive:
Punëtoritë mbahen më 14-15 Shtator në Prizren. Duke filluar nga ora 9:00-16:00
Afati i aplikimit:
Deri më 7 Shtator 2024
Si të aplikosh?
-Dërgo një letër motivuese se pse dëshiron ti bashkohesh kësaj iniciative, detajet e kontaktit, dhe disa nga vetitë tua pozitive tek [email protected] (kandidatët nga KS) [email protected] (kanditatët nga SRB)
Cka përfshihet:
  • Hiking- Shëtitja malore
  • Ushqimi dhe pijet përgjatë punëtorive
  • Nuk paguhet pjesëmarrja as punëtoria
  • Transporti dhe akomodimi nga Serbia në Kosovë
Apliko për të kaluar një vikend ndyshe, ku mund të mësosh gjëra të reja, të bësh shoqëri të re, të kalosh kohë në natyrë dhe të jesh pjesë e një kauze që tenton të vetëdijësojë njerëzit për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit!