Skip to main content

Projekti “Threads of Change” kishte për mision të fuqizonte lidhjen mes shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi, duke inicuar bashkëpunimin mes të rinjve të të dyja vendeve dhe thyerjen e barrierave që ndajnë këto komunitete. Projekti synonte të krijonte ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi përmes aktiviteteve që promovonin ndërgjegjësimin mjedisor dhe bashkëjetesën kulturore.

Një ndër aktivitetet kryesore ishte ecja nga Marashi në Kalanë e Prizrenit, e cila përfshinte edhe pastrimin e zonës, një akt që simbolizonte përkushtimin tonë ndaj ruajtjes së mjedisit. Diskutimet mbi ekologjinë dhe ndryshimet klimatike, të drejtuara nën ekspertizën e Ekologes Valentina Uka, theksuan rëndësinë e angazhimit individual në luftën kundër ngrohjes globale.

 

Pjesëmarrësit morën gjithashtu pjesë në një trajnim për qepjen e çantave të ripërdorshme, nën udhëzimin e dizajneres Ganimete Paqarizi, duke promovuar përdorimin e materialeve miqësore për mjedisin. U prodhuan gjithsej 40 çanta tekstili nga materialet e ripërdorshme dhe të rinjët u mësuan si të qepin vet qeset e tyre shumëpërdorimshe.

Një tjetër moment i veçantë ishte organizimi i një guide kulturore në Prizren nga të rinjtë e Kuvendit Rinor të Prizrenit, i cili ofroi një shkëmbim të pasur kulturor dhe historik.

Gjithashtu, një film dokumentar dhe një diskutim i hapur mbi rolin e mediave sociale në avokimin për mbrojtjen e mjedisit i angazhoi të rinjtë të reflektonin mbi rëndësinë e aktivizmit. Në fund, në një event promocional, çantat e ripërdorshme të krijuara u shpërndanë falas për qytetarët e Prizrenit, duke shërbyer si frymëzim për reduktimin e përdorimit të plastikës.

Për realizimin e këtij projekti, shprehim mirënjohje të veçantë për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Iniciativës për të Drejtat e Njeriut (YIHR). Gjithashtu falenderojmë të gjitha bizneset apo organizatat që treguan qytetari ku në vend së të hedhin materialet e papërdorshme i dorëzuan tek ne për ripërdorim, ekipin e fondacionit Utalaya dhe Kultura Nova për përkushtimin e tyre, të rinjtë e Kuvendit të Prizrenit, si dhe Kino Lumbardhi për mbështetjen e tyre të çmuar në organizimin e aktiviteteve dhe krijimin e një platforme për dialog dhe bashkëpunim të suksesshëm.