Fillojnë punimet e mirëmbajtjes së Rrugës Dinarike në Kosovë, rrjeti i shtigjeve të ecjes që lidh fshatra dhe komunitete malore në Ballkanin Perëndimor. Të pajisur me tabela, pozicionuese të gurëve dhe shenja të kuqe – të bardha, ekspertët e Klubit Alpin Italian (CAI) dhe të shoqatave alpinistike të komuinave të Pejës, Decanit dhe Junikut – në kuadër të projektit italian të bashkëpunimit zhvillimimor “NaturKosovo” – kanë filluar punën e rindërtimit të rrugës malore ekzistuese, pastrimit të shtigjeve dhe instalimit të sinjalizimit të ri horizontal. “
Është pika e parë e mbërritjes së një rrugëtimi që filloi vitin e kaluar me veprime të vlerësimit dhe planifikimit të ndërhyrjeve të nevojshme për të konsoliduar shtigjet e ecjeve dhe që do të vijojë me zgjerimin e rrugës aktuale, hapjen e varianteve dhe rrugëve shtesë që synojnë të pasurojnë opsionet e disponueshme për pasionantët”, shpjegojnë Ambasadori Italian në Kosovë, Antonello De Riu dhe Drejtorja e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) të Tiranës, Stefania Vizzaccaro.
“Vlerë shtuar e ‘NaturKosovo’ përfaqësohet nga shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira midis aktorëve italianë dhe kosovarë të sektorit, siç tregon puna e përbashkët që ekspertët e Klubeve Alpinë të Kosovës dhe të Klubit Alpin Italian po realizojnë së bashku jo vetëm në fushën e shtigjeve, por edhe në atë të ndihmës alpine”, shton Presidenti i CAI Antonio Montani.
Perspektivat e programit të bashkëpunimit dhe veprimet e ardhshme të ndërhyrjes janë në qendër të një konference për media që është planifikuar sot, më 15 qershor, në mullirin e ikonik të Pejës, i njohur si “Mulliri i Haxhi Zekes”. Përveç Ambasadorit De Riu dhe Presidentit të CAI Montani, marrin pjesë Ministrja kosovare e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Presidenti i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK), Arianit Nikqi dhe Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Natyrës në AICS Tirana, Giovanni Timillero.
“Me këtë ngjarje synojmë të nisim edhe fazën e ardhshme të projektit, që është një skemë inovative subvencionuese, me një vlerë totale prej 360.000 eurosh, në favor të bizneseve të vogla turistike që operojnë në segmentin kosovar të Rrugës Dinarike, si agro-turizmi, B&B dhe bujtinat. Qëllimi në këtë rast është të rrisim cilësinë dhe sasinë e shërbimeve turistike ekzistuese, me qëllim që Kosova të jetë gati për të pritur një numër më të madh të alpinistëve evropianë dhe ndërkombëtarë. Në qendër të kësaj është zhvillimi i ndërmarrësisë femërore dhe të rinjve, që synon promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës “, shton Ambasadori De Riu.
“NaturKosovo: kapitali natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në Rrugën Dinarike” është një nismë me vlerën prej 1,8 milionë eurosh, e financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e zbatuar nga organizatat italiane RTM dhe CELIM, në partneritet me Fondacionin Utalaya, CAI – Klubi Alpin Italian, CNSAS – Korpusi Kombëtar i Ndihmës Alpino dhe Speleologjike, AITR – Shoqata Italiane e Turizmit të Përgjegjshëm dhe në bashkëpunim me Federaten e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës.