Skip to main content

NDJEKE ËNDRRËN

Kampionët e sportit, natyrës dhe gjithpërfshirjes

Duke guxuar të ëndërrojmë dhe duke ndjekur me këmbëngulje pasionet tona,  vendi jonë kthehet në një arenë prosperiteti dhe progresi. Së bashku, ne aspirojmë të sjellim një ndryshim pozitiv që lë një ndikim të qëndrueshëm në jetën e individëve dhe të vendit në përgjithësi.

FONDACIONI

THEMELUESJA

HISTORIA

Fuqizim

Mbështetje edukative, praktike dhe emocionale, si dhe mundësi për rrjetëzim, mentorim dhe qasje në burime. Perkushtohemi qe individët të kapërcejnë barrierat dhe të punojnë drejt aspiratave të tyre pa dallim moshe, gjinie, etnie apo orientimi

Aftësim

Përmes edukimit joformal dhe mentorëve që angazhojmë në projektet tona ne aftësojme pjesëmarrësit në ushtrimin e sporteve malore duke qenë të përgjegjshëm ndaj natyrës, certifikimin si guida malor,  identifikimin dhe njohjen e biodiversitetit,  si dhe ushtrimit të një jete më të shëndetshme për veten dhe ambientin.

Gjithëpërfshirje

Gjithperfshirja – projektet tona përher në qendër te qëllimit të tyre kanë angazhimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë nëpër aktivitetet tona si dhe gjithnjë aplikojnë raport të barabarte në përfshirjen e individëve sa i përket gjinisë, racës, religjionit, zonave etj.

Vetëdijësim

Emëruesi i përbashkët i të gjitha projekteve tona është ngirtja e vetëdijes tek individët dhe sidomos brezat e ardhshëm në mbrojtjen e natyrës dhe parqeve nacionale,tolerances multi-etnike, angazhimin në aktivitete sportive dhe të jetuarit shëndetshëm.

Ajo që më pëlqen në punën me Utalaya Foundation është qasja e tyre unike, duke dalë gjithmonë me ide me ndikim dhe duke ekzekutuar projekte me respektim të përpiktë të procedurave dhe afateve, si dhe dashurinë e tyre të vërtetë për natyrën dhe njerëzit. Përkushtimi i tyre gjithmonë rezulton në rezultate transformuese që bëjnë një ndryshim të vërtetë, për partnerët, grupet e synuara dhe sistemet e përfshira.

Shpend QamiliZyrtar i Kombeve të Bashkuara, Programi i Komunikimit, Avokimit dhe Komunikimit

UNICEF në Kosovë ka bashkëpunuar me Utën e Maleve (Utalaya) dhe me ekipin për të arritur më shumë fëmijë e sidomos vajza në zonat rurale duke i inkurajuar që të sfidojnë veten edhe në fusha në të cilat nuk e kanë paramenduar ndonjëherë të angazhuar veten. Me qindra pako me libra e materiale u shpërndanë duke arritur kështu edhe në familjet ku nje iniciativë si e Utës ndoshta ishte edhe e pa imagjinueshme. Per nga ana e bashkepunimit Uta e Maleve dhe ekipi ishin profesional, punuan me të tjerët konform nevojave dhe kërkesave por edhe nuk hezituan të japin ide e të udhezojne se cka mund të arrijmë së bashku për fëmijët e Kosovës!

Dafina Zuna HoxhaUnicef Kosovë, Zyra për Komunikim dhe Partneritet

Ishte kënaqësi të punoja me Utalaya Foundation në projektin RUN FOR SHARR. Ekzekutimi i tyre i shkëlqyer i koncepteve të menduara me kujdes jo vetëm që arriti objektivat e kërkuara, por gjithashtu prodhoi ndërgjegjësimin dhe qëndrueshmërinë jetike që ne kërkonim, duke e bërë partneritetin tonë një përmbushje të gëzueshme dhe strategjike të misioneve të përbashkëta.

Krenare SalihuDrejtoreshë Ekzekutive e Ecopana, Zyra përfaqësuese e WWF Adria Kosovë

Utalaya Foundation, ka treguar përgjegjshmëri të jashtëzakonshme në aktivitetet e përkrahura nga PPSE dhe njëkohësisht është model shembullor për gratë që operojnë në fushën e turizmit.

Blerina Batusha XërxaUdhëheqëse e Sektorit të Turizmit në Swisscontact