Kur mendojmë për kujtimet tona më të ëmbla të fëmijërisë, zakonisht kthehemi tek aktivitetet që kemi realizuar në natyrë, të tilla si plazhi, shëtitjet me prindërit, kampingu, vizita në një kopsht zoologjik, shëtitjet tona të zakonshme në park dhe aventura të tjera në natyrë.
Realizimi i aktiviteteve në natyrë forcon shëndetin fizik, siguron ekspozim ndaj vitaminës D, mbështet zhvillimin kognitiv dhe emocional/social, përmirëson aftësitë motorike dhe shqisore, rrit hapësirën e vëmendjes dhe kontribuon në një humor më të mirë dhe një ndjenjë mirëqenieje.
Në rritjen e hershme të fëmijës, aktivitetet në natyrë luajnë një rol të madh në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional. Është vërtetuar gjithashtu se ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara të ndjehen më të relaksuar dhe motivuar. Fëmijët janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur kur kanë mundësinë të udhëtojnë në një mjedis terapeutik, stimulues në natyrë.
Kjo gjë rrënjos aftësi të rëndësishme jetësore, ndërton vetëvlerësimin dhe përmirëson sjelljen. Ofruesit e edukimit të fëmijërisë së hershme duhet gjithmonë t’i frymëzojnë fëmijët që të përfshihen me natyrën.
Hulumtimet tregojnë se aventurat në natyrë të kombinuara me aktivitete rekreative kanë provuar të përmirësojnë aftësitë verbale, sociale dhe motorike të fëmijëve me Autizëm dhe Sindromën Down.
Fatkeqësisht për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë, angzhimi në aktivitete që u kontribuojnë mirëqenies së tyre të përgjithshme është mjaft i kufizuar. Të gjitha aktivitetet mbahen kryesisht në ambiente të mbyllura dhe bëhen nga prindërit ose kujdestarët e tyre.
Duke marrë parasysh izolimin gjatë pandemisë COVID-19, sasia e aktiviteteve për shumicën e njerëzve është reduktuar shumë. Këto janë kohë të vështira për të gjithë ne dhe tani është më e rëndësishme se kurrë të ruajmë shëndetin tonë fizik duke u ekspozuar ndaj natyrës dhe ajrit të pastër duke respektuar gjithmonë distancën dhe masat e tjera parandaluese.
Fondacioni Utalaya donte t’u ofronte këtyre fëmijëve një përvojë të re, e cila do të vinte si një shpërblim për durimin e tyre gjatë këtyre kohëve të vështira.
Komuna e Prishtinës dhe Uta Ibrahimi së bashku me Fondacionin Utalaya e nisën vitin me një projekt i cili u ofroi këtyre fëmijëve mundësinë për t’u marrë me aktivitete sportive dhe rekreative për të përfocuar aftësitë verbale, sociale dhe motorike të fëmijëve me autizëm dhe sindromën Down.
Aktivitetin e parë e patëm më 1 shkurt 2020 me fëmijët e Sindromës Doën. Për fatin tonë, moti ishte aq i kfjellët, saqë dielli më i ngrohtë u shfaq në qiell duke ngrohur trupin dhe zemrat tona.
Fondacioni Utalaya është gjithmonë në kërkim të mënyrave të shëndetshme për t’u angazhuar dhe ndihmuar në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve dhe veçanërisht atyre me aftësi të kufizuara.
Falënderojmë Komunën e Prishtinës për mbështetjen e projektit ‘Aktivitete Rekreative për Fëmijët me Sindromën Doën dhe Autizëm’.
Aktiviteti u drejtua nga stafi i Fondacionit Utalaya duke përfshirë fëmijë, prindër dhe kujdestarë.
Aktivitetet kryesore ishin: Hiking me guidë Uta Ibrahimi; Vizitë në Parkun e Bear Sanctuary dhe një prezantim interaktiv i procesit të shpëtimit dhe strehimit të arinjve në Bear Sanctuary Prishtinë nga ekipi i tyre i përkushtuar dhe pozitiv; Lojë puzzle me kafshët dhe bimët më karakteristike të rajonit tonë paraqitur nga ekologia Erlinda Sallauka; si dhe Yoga nga instruktorja jonë Driada Matoshi.
Tutje, më 15 shkurt, ne zhvilluam aktivitetin tonë të dytë. As shiu nuk mund të ndikonte në entuziazmin tonë dhe të fëmijëve me autizëm së bashku me Fondacionin Utalaya.
Me Shoqatën “Autizmi” – shkuam për një shëtitje në Strehimoren e Arinjëve, ku arinjtë e Kosovës shpëtohen nga një grup njerëzish dhe vullnetarësh punëtorë dhe bamirës nga e gjithë bota.
Përveç shëtitjes në Bear Sanctuary dhe vizitës së manovrave qesharake të arinjve të strehuar, logopedeja jonë Besa Ibrahimi zhvilloi një aktivitet me sekuenca fotografike, duke u dhënë fëmijëve udhëzime për pjesët e trupit dhe si të veshin rrobat pa ndihmën e prindërve, një aktivitet shumë i rëndësishëm për fëmijët me Autizëm, të cilët shpesh sfidohen gjatë veshjes.
Më tej, udhëhequr nga arkitekteja e re dhe piktorja- Dorarta Sallauka, fëmijët mësuan për teknikat e vizatimit dhe u shprehën me pikturë dhe ngjyra.
Së fundi, me ekologen Erlinda Sallauka, fëmijët plotësuan enigmat me kafshët dhe bimët më specifike të rajonit tonë, duke përputhur pjesët e trupit dhe duke mësuar për sjelljet e këtyre specieve.
Fëmijët, prindërit, kujdestarët ishin shumë mirënjohës për të gjitha mësimet dhe momentet e vlefshme të fituara
Ne realizuam gjithsej pesë aktivitete me qendra dhe shkolla të ndryshme të fëmijëve me Sindromën Doën dhe Autizëm dhe aktivitetet ishin të ngjashme por të përshtatura për moshat dhe nevojat e grupeve të ndryshme.
Edhe një herë, dëshirojmë të falënderojmë ekipin për punën e shkëlqyer Uta Ibrahimi- Guide dhe Ideatore; Erlinda Sallauka – Koordinatore;Besa Ibrahimi – Logopede; Driada Matoshi – Yoga, Dorarta Sallauka – Mësuese Arti; Lum Ademi – Financa; dhe Tuba Safciu – Marrëdhëniet me Publikun;The Bear Sanctuary dhe të gjithë pjesëmarrësit si fëmijët, edukatorët, drejtorët, prindërit, kujdestarët, për energjinë dhe durimin: Doën Syndrome Kosova; Shoqata ‘Autizmi’; Shoqata Kombëtare e Autizmit në Kosovë; dhe Qendra Burimore Përparimi-Prishtinë.
Edhe pse ishte një projekt i vogël, ai mbetet një nga përvojat dhe arritjet më të mira për Utalaya Foundation. Ne do të donim të vazhdonim këtë iniciativë, kështu që nëse dëshironi ta mbështesni, ju lutemi na kontaktoni.