Skip to main content

EKIPI

Drejtoreshë Operative

Uta Ibrahimi

Alpiniste profesionale dhe vrapuese shtigjesh. Themeluesja e Fondacionit Utalaya, është udhërrëfyese malore e certifikuar dhe e kërkuar nga shumë turistë anë e mbanë botës. Uta është përzgjedhur nga OKB si kampione e qëllimeve të zhvillimit të qëndrushëm dhe vazhdon pa u ndalur aktivitetin si avokuese e mbrojtjes së natyrës dhe barazisë gjinore .
Ndryshe njihet si gruaja e parë shqiptare që pushtoi majën më të lartë në botë-Everestin. E apasionuar pas natyrës dhe avokuese e ashpër për mbrojtjen e saj ajo vazhdimisht sjell ide inovative për projekte në këtë fushëveprim. Ajo është aktualisht e anagazhuar në një ekspeditë shumëvjeçare "Utalaya 14x8000" për të arritur të gjitha 14 majat më të larta të planetit. Deri më tani ajo ka ngjitur 13 prej tyre. Vetëm edhe një ka mbetur!
Me një përvojë të mëparshme në marketing, menaxhim dhe operacione, Uta është një kolege shumë e drejtpërdrejtë, precise, që delegon dhe ekzekuton punën në një mënyrë shumë të saktë dhe udhëzuese. Krahas profesionalizmit dhe të arriturave të shumta në karrierë ajo është e bekuar me intuitë shumë të zhvilluar, gjë që e bën atë asetin më të fortë të Fondacionit.
Logjstikë

Fahmi Drda

Fahmiu është një person shumë fleksibil me një përvojë solide në logjistikë, menaxhim organizativ dhe koordinim të ngjarjeve. Ai është një alpinist i pasionuar dhe ka qenë anëtar i përkushtuar i shoqërisë alpinistike SH.B. “SHARRI” që nga viti 2014 më vonë u promovua në bordin drejtues. Deri më tani ai ka ngjitur të gjitha majat më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë dhe synon të ngjies edhe më shumë maja në rajon.
Qëndrimi i tij pozitiv krijon një ambient relaksues dhe sjell rehati për të gjithë rreth tij. Natyra e tij vetëmohuese nxit angazhimin e tij aktiv dhe të vazhdueshëm në punë vullnetare dhe bamirëse. Së fundmi ka marrë pjesë në një trajnim alpinistik të organizuar nga NATUR Kosova. Me angazhimin e tij aktiv në trajnime të ngjashme, ai vazhdimisht përmirëson njohuritë e tij dhe përafron aktivitetet e shoqërisë me standardet e UIAA, duke demonstruar kështu përkushtimin e tij si për rritjen personale ashtu edhe për avancimin e komunitetit alpinist.
Menaxhment

Metodi Chilimanov

Guidë skijimi - CEO i kompanisë Shar Outdoors. Alpinist i pasionuar dhe vrapues i shtigjeve. Një udhëheqës malor me përvojë i certifikuar nga UIMLA. Në programin UIMLA Metodi është gjithashtu pjesë e ekipit të instruktorëve, i specializuar në turnetë dimërore dhe sigurinë nga ortekët. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke eksploruar Sharrin, si në dimër edhe në verë dhe i pëlqen të punojë për vetëdijësimin mbi bukurinë e maleve të Sharrit si dhe të ngirisë famën e tyre botërisht.
Përveç kësaj, Meto është një person shumë kreativ dhe entuziast, i cili gjithmonë sjell ide mahnitëse për projekte të reja. Me energjinë e tij pozitive, karizmën dhe mentalitetin e tij konstruktiv, ai është një person I duhur në çdo projekt, duke shërbyer shpesh si një pikë qendrore e gjithanshme që merret me menaxhimin, konceptet kreative, logjistikën, dhe shumëcka tjetër.
Dizajn Grafik

Arbër Matoshi

Arbëri është një profesionist shumë i aftë në dizajnin grafik, zhvillimin e ueb-it dhe menaxhimin e mediave sociale, me përvojë të gjerë në krijimin e fushatave tërheqëse për sport, fushata sociale dhe iniciativa mjedisore. Ai është një dëgjues shumë i vëmendshëm dhe gjithmonë do të përfshijë çdo detaj duke e formësuar atë në stilin e tij unik dhe të pastër të dizajnit. Duke kombinuar një qasje teknike, praktike dhe krieative, Arbër gjithmonë kujdeset të sjellë në tryezë opsionet më të mira. Më e rëndësishmja, ai është shumë i durueshëm dhe do të stërvit ose shpjegojë gjithçka në detaje, jo një ose dy herë, por edhe shumë herë të tjera nëse është e nevojshme.
Koordinatore e Projekteve

Tuba Safçiu

Tuba është në gjendje të kombinojë fleksibilitetin me një dëshirë të pashuar për të marrë përsipër një sërë detyrash. Ajo është e njohur për një qasje kreative por edhe metodike duke e bërë atë të shkëlqyer në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
Ajo është një forcë dinamike në Fondacionin Utalaya, duke monitoruar dhe koordinuar në mënyrë metodike rezultatet e punës në të gjitha fazat dhe duke u ofruar donatorëve raporte të plota vlerësimi. Ajo ka përpiluar dhe shkruar projekte me qëllim që të lërë një ndikim të qëndrueshëm. Tuba është e përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e strategjive të marketingut të projekteve dhe shpërndarjen e përmbajtjes përmes platformave mediatike të Fondacionit.
Menaxher i Projekteve

Vigan Hoxha

Vigani është një Menaxher Projektesh me përvojë, me një histori të demonstruar të punës në industrinë e marketingut dhe reklamimit. Ai është një vrapues i zjarrtë ultra trail prej më shumë se 5 vitesh dhe pjesëmarrës në gara të shumta rajonale të vrapit, dhe që atëherë ka qenë një promovues i vrapimit në shtigje. Ai ka qenë edhe një vrapues në edicionin e parë të HSU-së (109 km), ekipi i shënjimit të garave dhe ka menaxhuar/koordinuar faqen e mediave sociale të HSU-së.
Me përvojën e tij të gjatë në menaxhimin e projektit ai nuk rri dot pa kombinuar të gjitha aspektet nga profili i tij i gjithanshëm, duke u siguruar që rezultati i secilit projekt synon grupet e duhura dhe arrin objektivat e dëshiruara.
Menaxher i Financave

Lum Ademi

Lumi kontribuon me përvojën më të fundit në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e komponentëve financiarë të projekteve aktuale dhe të ardhshme. Ai ka një diplomë solide në financë, bankë dhe kontabilitet, përveç një certifikimi nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Me përvojë në kryerjen e shumë detyrave dhe duke zotëruar një prekje intuitive nga ekspertiza e tij e konsiderueshme e projektit, Lumi u përgjigjet kërkesave shpejt dhe saktë, duke siguruar një rrjedhë pune të qetë operacionale. Ai monitoron punën e përditshme, kontrollon buxhetet vjetore, zbaton taktika për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit dhe kryen planet operacionale me vëmendje të madhe në detaje. I fortë në mbikëqyrjen e aseteve, i aftë në QuickBooks Enterprise Edition, Lumi garanton rrjedhën e pandërprerë të parave të projekteve, përpilon propozime buxhetore për projekte të reja, krijon raporte të plota financiare për donatorët dhe bashkon raportet financiare vjetore për auditime - të gjitha duke respektuar rregulloret e donatorëve dhe protokollet e prokurimit me respektim të plotë.