Skip to main content

Projekti “NaturKosovo” promovon turizmin e qëndrueshëm duke vënë në pah trashëgiminë e pasur dhe bukurinë natyrore të Kosovës, duke krijuar mundësi punësimi dhe duke forcuar qeverisjen në fushën e turizmit.
Tani është momenti për të prezantuar dhe promovuar shtigjet e Via Dinarica në Kosovë, duke mbledhur së bashku blogerë, influencues, fotografë dhe gazetarë, të cilët përmes udhëtimeve të tyre do të krijojnë histori autentike, imazhe mahnitëse dhe përmbajtje tërheqëse.

📌 Po kërkojmë individë kreativ dhe entuziastë nga Kosova për të qenë pjesë e Via Dinarica Blog Trip dhe për të eksploruar një nga shtigjet më të bukura të ecjes në Ballkan!

Kë po kërkojmë?

🔹 Blogerë: Të aftë për të shkruar artikuj tërheqës dhe për të ndarë reflektime personale mbi përvojën në Via Dinarica Kosovë, duke frymëzuar lexuesit të eksplorojnë këtë shteg.
🔹 Gazetarë: Profesionistë që mund të dokumentojnë dhe raportojnë mbi aspektet kulturore, natyrore dhe aventuriere të shtigjeve përmes tregimeve me ndikim.
🔹 Influencues/Krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale: Aktiv në Instagram, Facebook, TikTok apo YouTube, me audiencë të angazhuar, të gatshëm për të ndarë përvojën në kohë reale dhe për të rritur dukshmërinë e shtegut.
🔹 Fotograf: Të aftë për të kapur imazhe me cilësi të lartë që pasqyrojnë peizazhet mahnitëse dhe momentet unike të Via Dinarica Kosovë.
🔹 Prodhues të përmbajtjes: Krijues vizionarë që kombinojnë tregimin e historive, fotografinë dhe prodhimin e videove për ta sjellë Via Dinarica më pranë publikut nëpërmjet platformave të ndryshme.


Detajet e Udhëtimit:

📅 Kohëzgjatja: 3-4 ditë (E enjte – E diel)
📆 Datat: 19-22 qershor 2025
📍 Vendndodhja: Via Dinarica Kosovë (Pejë, Deçan, Junik)
Çfarë ofrojmë: Akomodim, ushqim dhe pije, eksperienca lokale, transport, guida të certifikuara dhe mundësinë për të eksploruar Via Dinarica Kosovë me mikpritjen e mrekullueshme të Pejës, Deçanit dhe Junikut.
📸 Çfarë presim nga ju: Fotografi dhe video me cilësi të lartë, përmbajtje të shkruar, si dhe mbulim në rrjetet sociale (me etiketime dhe hashtagë të përshtatshëm).


Kriteret e Aplikimit:

Blogerë: Duhet të kenë një blog aktiv ose prani të fuqishme në rrjetet sociale (Instagram, YouTube, TikTok, etj.).
Gazetarë: Me përvojë në PR dhe të aftë për të krijuar përmbajtje mbi udhëtimet (foto, video, artikuj).
Fotografë: Duhet të kenë një audiencë prej të paktën 1,000 ndjekësish në rrjetet sociale.
Pasioni për aventurën në natyrë dhe eksplorimin kulturor.
Gatishmëri për të angazhuar audiencën dhe për ta bërë përmbajtjen virale.
Aftësi për të krijuar përmbajtje cilësore dhe për të respektuar afatet për postime në blog dhe përditësime në rrjetet sociale.


Si të aplikoni?

📩 Dërgoni aplikimin tuaj në: [email protected]
📝 Çfarë duhet të përfshini:
✅ CV + Letër motivimi me një prezantim të shkurtër mbi veten.
✅ Lidhjet e rrjeteve tuaja sociale dhe shembuj të përmbajtjeve tuaja të mëparshme mbi udhëtimet (foto, video, artikuj blogu, etj.).
✅ Një përshkrim të shkurtër mbi arsyen pse jeni të entuziazmuar për Via Dinarica Kosovë dhe çfarë mund të kontribuoni në këtë udhëtim.

🛑 Afati i fundit për aplikim: 5 qershor 2025!

Jemi të emocionuar për të ndarë këtë aventurë të jashtëzakonshme me ju! Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm nëpër shtigjet e mrekullueshme të Via Dinarica në Kosovë!


“NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasciatës së Italisë në Prishtinë, e implementuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI – Club Alpino Italiano, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico (CNSAS), dhe AITR – Associazione Italiana Turismo Responsabile.”