Fondacioni Utalaya ka botuar Librin e tij të dytë për Fëmijë, me ndihmën dhe mbështetjen e UNMIK-ut.
Ky projekt synon të inkurajojë leximin tek fëmijët, duke prodhuar libra të lokalizuar shumëgjuhësh për fëmijë që do të promovojnë besimin, kuptimin e leximit dhe konsumimin e argëtimit inteligjent të prodhuar në Kosovë. Libri është shumë vizual dhe mund të lexohet njëkohësisht në dy gjuhë, shqip dhe serbisht. Projekti shpreson të kontribuojë në ndërtimin e dialogut dhe ndjeshmërisë në gjeneratën e ardhshme përmes leximit duke promovuar bashkëpunimin ndëretnik ndërmjet shkrimtarëve dhe artistëve në ditët e sotme.
“Ngjyrat e natyrës me Utën dhe Miljanën” rrëfen historinë e një miqësie spontane të lindur mes Utës-një alpiniste nga komuniteti shqiptar dhe Miljanës- artiste nga komuniteti serb. E gjithë historia nxjerr në pah humanizmin tonë të përbashkët dhe përcjell mesazhe edukative dhe paqedashëse për Kosovën, mjedisin, komunitetet dhe fëmijët që e jetojnë aty.
Një sasi prej 1000 kopjesh të librit u shtypën dhe iu dhuruan OJQ-ve, qendrave, shkollave, kopshteve dhe hapësirave të artit që synojnë Mitrovicën, si një nga qytetet me përqindjen më të lartë të etnive të ndryshme që jetojnë së bashku.
Fondacioni Utalaya mblodhi 30 fëmijë, së bashku me kujdestarë, mësues nga OJQ-të dhe qendra të tjera nga komunitetet e cenueshme që jetojnë në Kosovë, në një ngjarje të mbajtur në Mitrovicën e Veriut dhe prezantoi secilin komunitet me gratë e suksesshme nga të dy komunitetet për të krijuar sensing se këto dy komunitete mund të shoqërohen dhe për të thyer barrierat e stereotipeve dhe paragjykimeve etnike.
Gjatë aktivitetit Uta dhe Miljana mbajtën fjalimet e tyre motivuese para fëmijëve, lexuan për ta historinë e librit “Ngjyrat e natyrës me Utën dhe Miljanën”, iu përgjigjën pyetjeve të tyre dhe dhuruan librin së bashku me kartolina shumëngjyrëshe, faqeshënues, dhe ngjitëse për secilin fëmijë me autografin e tyre.
Në fund, thjesht duam të themi se, ndonjëherë duhet vetëm një fjalim, një libër ose një orë angazhim me një fëmijë për të shkaktuar mijëra lidhje të reja të trurit që formësojnë pozitivisht jetën e tyre. Fondacioni Utalaya është i vendosur të jetë një fole gëzimi, edukimi dhe vlerash të përbashkëta me të gjithë, e në veçanti me fëmijët.